Lajme

Pezullohet përkohësisht kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës, arrestohet një doganier grek

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht që prej orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Shkak për këtë bllokim është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi arsyet e arrestimit, ndërsa pala greke ka vendosur shiritin e policisë në hyrje të pikës kufitare. Për pasojë, kalimi i automjeteve është ndalur tërësisht.

Megjithatë, lëvizja e këmbësorëve vijon normalisht, por vetëm pa bagazhe. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat për rifillimin e qarkullimit të mjeteve, ndërsa situata po monitorohet nga të dyja palët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button