Lajme

Sot nis gjyqi ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit

Në orën 10:00 sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca e parë gjyqësore në procesin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, dhe tre të pandehurve të tjerë, në kuadër të dosjes së njohur si “Partizani”.

Për herë të parë, Berisha dhe Malltezi do të ulen në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një gjykim në themel, ndërsa ende nuk dihet nëse ish-kryeministri do të jetë i pranishëm personalisht në sallë, apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Një orë para seancës kryesore, në orën 09:30, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Malltezi përballet me akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dyshohet se ai ka përfituar 5.4 milionë euro nga një projekt ndërtimi mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, përmes vendimeve të favorizuara të qeverisë së asaj kohe, të drejtuar nga vjehrri i tij, Sali Berisha.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button