Lajme
78-vjeçari i aksidentuar në Divjakë dërgohet në Spitalin e Traumës – Gjendja mbetet e rëndë

Miti Shkoza, 78-vjeçari i aksidentuar sot në Divjakë, është transportuar nga Spitali i Lushnjës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Pasi mjekët e Lushnjës arritën të stabilizojnë përkohësisht gjendjen e të moshuarit, ata dhanë miratimin për nisjen e tij drejt kryeqytetit. Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e pacientit mbetet e rëndë, pavarësisht stabilizimit fillestar.
Shkoza u përfshi në një aksident rrugor në Divjakë, rrethanat e të cilit janë ende nën hetim nga policia.