Kosova

629 nxënës të Kosovës braktisin shkollat dhe vendin gjatë vitit 2024/25

Viti i ri shkollor në Kosovë nisi si çdo shtator, por jo të gjithë nxënësit u rikthyen në bankat shkollore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjatë vitit shkollor 2024/25, 629 nxënës kanë braktisur shkollimin dhe janë larguar nga Kosova.

Nga ky numër, 350 janë djem dhe 279 vajza. Fenomeni i largimit të nxënësve nuk është shpërndarë njëtrajtësisht nëpër komuna, por disa prej tyre kanë shënuar shifra më të larta.

Komuna me numrin më të madh të nxënësve që kanë ndërprerë shkollimin është Gjakova me 89 nxënës, pasuar nga Malisheva me 84, Gjilani me 74, Prizreni me 66 dhe Suhareka me 61.

Në Pejë, 46 nxënës janë larguar nga shkolla, ndërsa Lipjani ka regjistruar 34 raste. Nga Rahoveci janë larguar 27 nxënës, nga Istogu 20, ndërsa nga Deçani dhe Podujeva nga 19 nxënës secila.

Ndërkohë, pavarësisht numrit të madh të banorëve, Prishtina vazhdon të ketë numrin më të ulët të nxënësve që kanë braktisur shkollimin. Në kryeqytet, vetëm 9 nxënës janë larguar nga shkolla dhe nga vendi gjatë një viti.

Ky trend i braktisjes së shkollave dhe emigrimit të hershëm të nxënësve shihet si shqetësues për sistemin arsimor dhe të ardhmen demografike të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button