Lajme

41-vjeçarja në Berat procedohet për dhunë fizike ndaj djalit të bashkëshortit

Një 41-vjeçare nga fshati Kamçisht në Berat është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit 15-vjeçar të bashkëshortit të saj. Ngjarja ka çuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurori, ku është nisur hetimi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas hetimeve të para, kanë përfunduar referimin e rastit dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button