Kosova
2350 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2350 gjoba trafiku nëpër rrugët e vendit.
Sipas raportit ditor, janë regjistruar 28 aksidente me dëme materiale, si dhe 28 aksidente të tjera me të lënduar.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 21 janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë apeluar për kujdes më të madh gjatë ngasjes, respektim të rregullave të komunikacionit dhe shmangie të shpejtësisë së lartë, si shkaktar i shpeshtë i aksidenteve.