KryesoreLajme

11 majit/ Shehu: Është shumë e vështirë të votosh nën një regjim, kemi bërë denoncimet tona

Tritan Shehu ka dhënë një prononcim për Syri tv. Ai ka folur për procesin e votimit në qarkun e Gjirokastrës. Ai pohon se pushteti ka ndikuar për të mos qenë të lirë qytetarët dhe denoncimet e PD i janë referuar organeve kompetente.

Shehu: Janë shumë raste të tilla. Që nga presioni. Që nga përdorimi i shkollave, që nga diskriminimi i arsimtarëve, i personelit shëndetësor i punonjësve të administratës në tersi. Që nga përdorimi i parave që nga marrja e dokumenteve të identitetit, e shumë elementë të tjera. Ky është një tipar i regjimit.
Ne kemi kryer denoncime të tilla. Një pjesë e tyre edhe po ndiqen nga organet shtetërore. Një pjesë tjetër janë akoma në neglizhim, ne do të vazhdojmë të bëjmë presionet tona që të gjitha këto të bëjnë rrugën ligjore të tyre, por është shumë e vështirë të bësh një votim të lirë në një regjim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button