
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar fotografi nga vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, gjatë fundjavës së kaluar.
Sipas njoftimit, Hanrahan zhvilloi takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Vizita e tij përfshiu gjithashtu ndalesa në bazat ushtarake Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, me qëllim të avancimit të përpjekjeve të SHBA-së për stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.
Pjesë e agjendës ishte edhe një vizitë në Manastirin e Graçanicës, një vend historik dhe trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO.
“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar”, thuhet në njoftimin e ambasadës, i cili shoqërohet me disa fotografi nga kjo vizitë.