Sport

Zyrtare: Kristal Abazaj i bashkohet FC Dritës – sulmuesi firmos kontratë dyvjeçare

FC Drita ka realizuar një prej goditjeve më të bujshme të këtij afati kalimtar, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur Kristal Abazaj. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjilanas përmes një komunikate zyrtare, ku bëhet e ditur se Abazaj ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës për sezonet e ardhshme.

„Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj!“, thuhet në njoftimin e FC Dritës.

Klubi vlerëson lart eksperiencën dhe cilësitë e Abazajt, duke e konsideruar atë si një përforcim të madh për repartin ofensiv. Sulmuesi pritet të jetë një armë e fortë në duart e trajnerit Ardian Ramadani, në përpjekjen e Dritës për të synuar trofetë në edicionin e ri.

Kristal Abazaj, i njohur për shpejtësinë dhe teknikën e tij, ka pasur një karrierë të pasur në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, dhe transferimi i tij në Dritë shihet si një sinjal i qartë për ambiciet e klubit në sezonin e ri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button