Zyrtare: Granit Xhaka rikthehet në Premier League, transferohet te Sunderlandi

Granit Xhaka do të rikthehet në Premier League pas një periudhe të suksesshme në Bundesliga.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka arritur marrëveshje me ekipin e njohur anglez, Sunderland. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se gjithçka tashmë është zyrtare.
Sipas Romano-s, Xhaka pritet t’i bashkohet “Maceve të Zeza” që nga dita e sotme. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme për tre vjet, ndërsa vlera e transferimit arrin shifrën prej 20 milionë eurosh.
Ky rikthim shënon një hap të ri në karrierën e Xhakës, i cili më parë ka qenë pjesë e Arsenalit, duke lënë gjurmë të thella në futbollin anglez. Tani, ai synon ta udhëheqë Sunderlandin drejt objektivave të mëdha në sezonin e ri.