Kosova

ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë. Të tre akuzohen, së bashku me Hashim Thaçin, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria ka dorëzuar kërkesat më 27 tetor 2025 në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë rreziqet që justifikojnë paraburgimin. Përkundrazi, sipas Prokurorisë, përfundimi i paraqitjes së provave të tyre dhe informacionet shtesë rrisin rrezikun e arratisjes, pengimit të procedurës dhe kryerjes së krimeve të tjera.

“Veseli vazhdon të paraqesë një rrezik të pengimit të procedurave, përfshirë përpjekje për hakmarrje ndaj dëshmitarëve ose ndikim mbi ta,” thuhet në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit.

Prokuroria thekson se paraburgimi është proporcional dhe i arsyeshëm, ndërsa asnjë masë alternative nuk do të zvogëlonte mjaftueshëm këto rreziqe.

Në këtë rast, aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, që përfshin dhjetë pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, është dorëzuar dhe konfirmuar që nga viti 2020, ndërsa të akuzuarit kanë deklaruar pafajësi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button