Kosova
Zogaj kritikon Kurtin: “E ka izoluar vendin, ndërsa relaksohet në Greqi”

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet aktualisht në një seminar në Greqi.
Zogaj ka vlerësuar se Kurti, edhe pas pesë vitesh në krye të Qeverisë, po sillet ende si një “seminarist 22-23 vjeçar, pa asnjë përgjegjësi për jetën e tij”.
Sipas tij, Kurti ka izoluar dhe bllokuar vendin, ndërsa vetë relaksohet jashtë Kosovës.
“Tipi e ka izolu e blloku vendin, ndërkohë që relaksohet në seminare në Greqi”, ka shkruar Zogaj në një reagim publik.
Kritika të tilla po shtohen në një kohë kur Kosova po përballet me krizë politike dhe institucione të bllokuara.