Kosova

Zogaj: 44 dështime në Kuvend – një farsë politike dhe shkelje e vullnetit qytetar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka reaguar pas dështimit të 44-të radhazi për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Nga foltorja e Kuvendit, Zogaj e cilësoi këtë proces si një “farsë politike” dhe një shkelje të vazhdueshme të vullnetit të qytetarëve.

“44 dështime, 44 seanca të shndërruara në farsë politike, 44 herë shkelje e vullnetit të qytetarëve, por edhe shkelje e Kushtetutës së vendit. Ky është bilanci real i partisë fituese të zgjedhjeve, por e cila në thelb është humbëse – humbëse në përgjegjësi, në etikë, në vullnet për bashkëpunim,” deklaroi Zogaj.

Ai kritikoi partinë fituese për mungesë të përgjegjësisë institucionale dhe theksoi se vendi po hyn në një krizë të thellë politike për shkak të pamundësisë për të formuar institucionet e reja.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button