Kosova

Zjarri në Zubin Potok shkakton dëme të mëdha materiale, dyshohet pakujdesia si shkaktar

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes në fshatin Qaber të komunës së Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zjarri dyshohet të ketë qenë pasojë e pakujdesisë dhe për pasojë janë djegur një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të datës 11 korrik, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, pronari i pronës është intervistuar nga policia në cilësinë e të dyshuarit për zjarrvënie nga pakujdesia.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button