Zjarr në zonën pyjore midis Kodrës dhe Lekëlit, arrestohet autori

Si rezultat i hetimeve të shpejta të Policisë së Tepelenës, është arrestuar shtetasi Edison Miçi, 40 vjeç, banues në fshatin Kodër, i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në zonën pyjore midis fshatrave Kodër dhe Lekël.
Zjarrvënia e shkaktuar nga 40-vjeçari ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore, pemë frutore, si dhe 5 stane me bazë ushqimore për bagëtitë dhe 3 krerë bagëti të trasha, të cilët janë dëmtuar nga flakët.
Që prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e policisë kanë mbajtur nën kontroll perimetrin e përhapjes së zjarrit, ndërsa në bashkëpunim me DVP Gjirokastër dhe zjarrfikësit, vijon puna intensive për shuarjen e flakëve.
Policia apelon për kujdes dhe bashkëpunim në parandalimin e rasteve të tilla, që dëmtojnë natyrën dhe pasurinë e qytetarëve.