Kosova

Zjarr në Llaushë të Skenderajt, flakët afër shtëpive të banimit

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë të banuar në fshatin Llaushë të Skenderajt, duke rrezikuar disa shtëpi.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, flakët janë afruar shumë pranë objekteve të banimit, ndërsa banorët po përpiqen t’i shuajnë me mjetet që kanë në dispozicion.

Në vendngjarje nuk shihen ekipe të zjarrfikësve, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.

Banorët apelojnë për ndërhyrje të shpejtë të autoriteteve për të parandaluar përhapjen e mëtejme të flakëve.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button