Kosova

Zjarr i madh përfshin fshatin Nekoc në Drenas, flakët afër shtëpive

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një zonë në fshatin Nekoc të komunës së Drenasit, duke shkaktuar panik tek banorët e kësaj ane.

Sipas informacioneve të para, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa tashmë janë afruar pranë disa shtëpive. Banorët janë mobilizuar për të shmangur dëmet, por rreziku vazhdon të mbetet i lartë.

Redaksia e Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk është pranuar ndonjë përgjigje zyrtare.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të tjera lidhur me përmasat dhe pasojat e zjarrit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button