Lajme

Zgjimi pa alarm: Çfarë zbulon ora e zgjimit për personalitetin tonë?

Shumë prej nesh nuk i kushtojnë shumë rëndësi kohës kur zgjohemi në mëngjes, duke menduar se ajo varet thjesht nga orari i punës apo angazhimet familjare. Por, sipas një studimi të botuar në revista shkencore prestigjioze si Journal of Personality and Social Psychology dhe Personality and Individual Differences, ora në të cilën zgjohemi pa ndihmën e alarmit mund të zbulojë më shumë për karakterin tonë sesa mendojmë.

Ora 06:00 – Optimist dhe i përgjegjshëm
Personat që zgjojnë herët dhe pa alarm shpesh janë optimistë, të disiplinuar dhe të vendosur. Ata vlerësohen për përgjegjësinë dhe efikasitetin e tyre, dhe shpesh janë më të organizuar në jetën e përditshme.

Ora 07:00 – Të ekuilibruar dhe socialë
Kjo është ora tipike për ata që kërkojnë balancë midis jetës personale dhe asaj profesionale. Janë individë të përgjegjshëm, socialë dhe që ndjekin një stil jetese të shëndetshëm. Studimet i lidhin ata me tiparet e ekstrovertizmit dhe një qëndrim pozitiv ndaj jetës.

Ora 08:00 – Kreativ dhe i relaksuar
Nëse zgjoheni në këtë orë, ka gjasa të jeni një person fleksibël, i hapur ndaj ideve të reja dhe me prirje artistike. Puna për ju nuk është barrë, por një hapësirë për vetë-shprehje dhe zhvillim personal.

Ora 09:00 – I pavarur dhe mendjehapur
Zgjohet vonë, por me një shpirt të lirë. Këta individë shpesh janë natyrë krijuese, spontane dhe aventuriere. Nuk i ndjekin rregullat e zakonshme të produktivitetit, por ndjekin ritmin e tyre, që shpesh rezulton më efektiv.

Pas orës 09:00 – Social dhe aventurier
Personat që zgjohen pas kësaj ore janë zakonisht “njerëz nate”. Ata janë të relaksuar, të dashur për kontaktet njerëzore dhe gjithmonë në kërkim të përvojave të reja. Aktivitetet e tyre gjatë ditës janë të mbushura me energji dhe entuziazëm.

Kujdes: Zgjimi shumë herët pa mjaftueshëm gjumë
Nëse zgjoheni vazhdimisht shumë herët pa qenë pushuar, kjo mund të jetë një shenjë e ankthit apo depresionit. Në raste të tilla, rekomandohet këshillimi me një mjek specialist.

Në fund të fundit, ora natyrore e zgjimit mund të jetë pasqyra më e sinqertë e personalitetit tonë. Ajo që na zgjon nuk është vetëm drita e ditës, por mënyra se si e përjetojmë jetën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button