Lajme

Zgjedhjet parlamentare drejt përfundimit të numërimit: PS në avantazh me 82 mandate

Numërimi i votave në mbarë vendin po shkon drejt përfundimit. Deri më tani janë numëruar 4,947 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake:
Partia Socialiste kryeson me 685,359 vota, që përbëjnë 52.07% të totalit të votave të numëruara.

Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 454,074 vota ose 34.50%.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar deri tani 3 mandate.

Ndërsa subjektet politike Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma – Shqipëria Bëhet kanë siguruar secila nga 1 mandat.

E përkthyer në mandate, kjo do të thotë:
Partia Socialiste: 82 mandate
PD-ASHM: 52 mandate
Zgjedhjet e 11 majit shënuan votimet e 11-ta pluraliste në historinë e Shqipërisë pas rrëzimit të komunizmit. Rreth 3.7 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, ndërsa qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Pritet që në orët në vijim të përfundojë plotësisht numërimi i votave dhe të shpallen rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button