
10 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duket se vëmendja e ndërkombëtarëve është kthyer kah Shqipëria, për një proces të qetë zgjedhor për t’u certifikuar më pas nga organizmat ndërkombëtar.
Romir Saraçi tha për procesin zgjedhor në Shqipëri ka një angazhim konkret në terren nga përfaqësues të SHBA, vende të BE, për llogari të vendeve që përfaqësojnë. Sipas Saraçit, agjencitë ligj-zbatuese të vendeve patnere kanë qenë të angazhuara në situata të veçanta në vendin tonë, por asnjëherë për procesin zgjedhor që pritet të zhvillohet më 11 maj, ndryshe nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR apo organizatave të tjera të certifikuara për të qenë në rolin e vëzhguesit.
Për Saraçin, raporti paraprak I OSBE-ODIHR, është një kambanë alarmi për këdo që përpiqet të manipulojë zgjedhjet, pasi kjo do të çonte në skenarin e zi, atë për moscertifikim të zgjedhjeve të 11 majit.
Tashmë shihet qartë, theksoi ndër të tjera Saraçi, që opozita ka marrë një mbështetje nga ndërkombëtarët, ndryshe nga mazhoranca, e cila është izoluar nga aleatët.
Në Shqipëri ka një vëmendje të shtuar, angazhim konkret në terren nga përfaqësues të SHBA, vende të BE-së, që janë të angazhuara në terren, në formën e vëzhguesve për llogari të vendeve të tyre për zgjedhjet. Zyrtarisht selitë diplomatike, në mënyrë të pavarur, SHBA, kanë njerëz të angazhuar në terren për monitorimin e zgjedhjeve.
Agjencitë ligjzbatuese të shteteve partnere kanë qenë të angazhuara në situata të veçanta, prezenca e tyre në Shqipëri është çdo ditë në terren. Kemi një angazhim maksimal për zgjedhjet e 11 majit. I kemi parë ambasadorët në takime, në KQZ e komunikime. Kemi parë edhe ambasadore të Gjermanisë që kanë shkuar në vend-grumbullimin e votës së diasporës.
Ose ambasadorë, që kur dilte me një deklaratë, thoshte: ‘Do të hani bar…’ etj.
OSBE-ODIHR kishte bërë panoramë të qartë, duke dhënë pika të asaj që është konstatuar. Bashkëpunim me krimin, vjedhjen e votës. Raporti paraprak, kambanë alarmi për këdo që përpiqet të manipulojë zgjedhjet, raporti përfundimtar do jëtë ky raporti i zi që s’do t’i certifikojë.
Kemi një opozitë të mbështetur ndërkombëtarisht dhe një mazhorancë e bllokuar nga aleatët. Në Bruksel, Rama ka shkuar në agjenda zyrtare. Ka një izolim. Nëse do vijohet me masakrën zgjedhore, do të jetë mos certifikimi i zgjedhjeve. Dyshoj, që pushteti të harrojë të kriminalizojë të gjithë shoqërinë.
Në vijë të parë në votimin e rezolutës së PPE ka qenë Von de Leyen, nëse do pranohej ndryshe….