KryesoreLajme
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri nën dyshim: Heshtje nga Perëndimi, urime nga aleatët e Rusisë – Zvicra pret vlerësimin e OSBE/ODIHR-it

Mediat e Edi Ramës thonë se ai ka fituar zgjedhjet, edhe pse SHBA-të, Zvicra, Gjermania, Turqia, Kosova, si dhe organizata ndërkombëtare (NATO, OSBE, OKB…) dhe mbi 180 vende të tjera botërore, serioze dhe shembuj të demokracisë, nuk po e urojnë Ramën. Kjo ka lindur dyshime nëse kryeministri aktual Edi Rama ka fituar apo jo, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

MPJ në Bernë: Zvicra është e përkushtuar ndaj parimeve demokratike dhe i beson misioneve të vëzhgimit, veçanërisht atij të OSBE/ODIHR-it.
Në fakt, ka pasur urime për Edi Ramën, por nga ana e Vučićit (Serbia), nga Urban (Hungaria), Urbani, Fico (Sllovakia), etj., të njohur si vende autokratike dhe “armiq” të tjerë, vende këto që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Burimet diplomatike flasin se edhe Vučić dhe Lavrov kanë uruar, por kabineti i Ramës nuk po i bën publikë këto urime. Çuditërisht, të gjitha këto vende që kanë uruar Edi Ramën janë aleatë të Serbisë, e cila është aleate e Rusisë.

Edhe pas pesë ditësh që nga zgjedhjet në Shqipëri (11 maj), Zvicra ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë, as kundërshtuar dhe as uruar patronin e socialistëve, Edi Ramën (pasardhës të diktatorit Enver Hoxha), për “fitoren” e zgjedhjeve të dielës së fundit. OSBE/ODIHR-i dhe shumë organizata ndërkombëtare dhe evropiane kanë shprehur rezerva dhe pakënaqësi për shkak të një sërë parregullsish në këtë proces zgjedhor, që ishin shumë larg standardeve demokratike.

A ishin demokratike këto zgjedhje dhe a e ka uruar Zvicra Edi Ramën për “fitoren”? Autoritetet helvetike nga Ministria e Punëve të Jashtme për redaksinë e gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch kanë deklaruar se: “Zvicra është e përkushtuar ndaj parimeve demokratike dhe ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe transparente që përputhen me standardet ndërkombëtare. Ajo ndjek nga afër vlerësimet e misioneve të vëzhgimit, veçanërisht atë të OSBE/ODIHR-it. Për më tepër, Zvicra, e cila ka qenë aktive në Shqipëri për shumë vite…”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Elisa Raggi, në vazhdim ka deklaruar se: “Zvicra mbështet qeverisjen e mirë dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend përmes programit të saj të bashkëpunimit…”

Por, sipas saj, “Urimet zakonisht jepen kur emërohet zyrtarisht një qeveri e re, por kjo nuk ka ndodhur ende…” (Des félicitations sont en règle générale adressées lors de la nomination formelle d’un nouveau gouvernement, ce qui n’est pas encore le cas) përcjell LeCanton27.ch.

Lamberto Zannier dhe vëzhguesit e misionit të OSBE/ODIHR-it, gjatë një konference për mediat në Tiranë, duke parë një sërë parregullsish në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, kanë paralajmëruar Edi Ramën se “Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me këto standarde të zgjedhjeve dhe me gjendjen aktuale”, citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button