Kosova

Zemaj para takimit të GP të LDK: Qëndrimi im është mos me ra asnjëherë në kurthin e Albin Kurtit

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie tha se nuk do të bjerë asnjëherë në “kurthin e Albin Kurtit”.

“Qëndrimi im është mbrojtja e LDK’së dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”.

Deklarata e tij vjen pas deklaratës së Kryesisë së LDK’së që tha se me “unanimitet të plotë” i dhanë mbështetje nominimit të Bekim Sejdiut për President.

LDK lëshoi këtë komunikatë pas mbledhjes së Kryesisë dhe vetëm pak minuta para mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button