
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe kryeministri polak Donald Tusk zhvilluan bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, sipas presidencës ukrainase.
Bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll ishin tema kryesore e bisedës, tha një zëdhënës i Zelenskyt për CNN.
Liderët evropianë kryen këtë telefonatë përderisa po marrin pjesë në Samitin e VI të Komitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë.