
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në kryeqytet.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në kryeqytet.
Lideri ukrainas u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministri i MEKI, Blendi Gonxhja.
Zelensky mbërriti në Tiranë direkt nga Turqia, ku gjatë ditës së sotme u takua me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, për negociatat me Rusinë.
Samiti i nis punimet paraditen e nesërme nën drejtimin e kryeministrit EdI Rama dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Agjenda parashikon 3 tryeza të rrumbullakëta me fokus në rritjen e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Po ashtu do të zhvillojnë punimet edhe dy seanca plenare.