Lajme

Zelensky dhe Macron mbërrijnë në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor.

Nën moton “Europa e Re në një Botë të Re” (“New Europe in a New World”), ky samit historik ka nisur punimet sot në kryeqytetin shqiptar, duke mbledhur së bashku liderë të 47 shteteve evropiane, përfshirë krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe drejtues të institucioneve më të larta të Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare.

Samiti synon të forcojë dialogun politik dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane në një kohë me sfida të shumta gjeopolitike, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pritet që Zelensky të kërkojë më shumë mbështetje për Ukrainën në përballje me agresionin rus, ndërsa Macron pritet të theksojë rëndësinë e një Evrope të bashkuar dhe të fortë përballë sfidave të reja globale.

Samiti në Tiranë vlerësohet si një moment kyç për afirmimin e rolit strategjik të Ballkanit Perëndimor në hartën politike të Evropës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button