Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri, në Bulqizë

Një zbulim i rrallë arkeologjik është bërë në fshatin Strikçan të Bulqizës, ku gjatë gërmimeve është identifikuar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se monumenti i zbuluar ka tipologjinë e një mauzoleumi me elementë të veçantë arkitektonikë dhe epigrafikë.
Sipas tij, struktura, e cila ka përmasa rreth 9 metra me 6 metra dhe një dhomë funerare me lartësi 2.40 metra, mbart një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter.
“Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës,” shkroi Rama, duke e cilësuar gjetjen si një dëshmi me rëndësi të veçantë për historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.