Kosova

Zbulohen mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjatë gërmimeve të zhvilluara sot në një lokacion të ri në Vushtrri janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili bëri të ditur se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, në veçanti me Shoqatën “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.

Në njoftim thuhet se gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.

“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN-së nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në komunikatë.

Zyrtarët kanë shtuar se procesi i identifikimit do të vazhdojë me analiza laboratorike, ndërkohë që familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën për më të dashurit e tyre që mungojnë ende pas më shumë se dy dekadash.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button