Kosova
Zbulohen mbetje eshtërore në varrezat e Vushtrrisë

Më 8 gusht 2025, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka kryer një eksumim në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore – Departamenti Special në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore njerëzore me interes forenzik. Ato janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor, me qëllim identifikimin e tyre.