Kosova
Zbulohen dhe ndalohen kafshë të transportuara në mënyrë të paligjshme në Prishtinë

Policia në fshatin Hajkobillë ka ndaluar tre persona, të dyshuar, ndërsa ngarkonin në një kamion tre krerë gjedhe (dy lopë dhe një viç).
Siç thuhet në raportin 24-orësh, gjatë kontrollit, u vërejt se njëri prej gjedheve kishte të vendosur numrin e regjistrimit të Serbisë, ndërsa dy të tjerët nuk kishin fare targa.
Për rastin është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), raporton Klankosova.tv.
“Me urdhër të prokurorit kamioni së bashku me gjedhe janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, kurse të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.



