Lajme

Zbardhet pengmarrja në Tiranë, pesë persona në pranga – viktima është 68-vjeçari Edvar Agalliu

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë të pengmarrjes që ndodhi më 29 prill 2025 në rrugën “George W. Bush”. Viktima është identifikuar si 68-vjeçari Edvar Agalliu, i cili u mor peng dhe u mbajt i mbyllur për disa orë nga një grup personash.

Sipas burimeve nga Syri TV, autorët e kanë marrë Agalliun me dhunë dhe më pas kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash nga bashkëshortja e tij – konkretisht 2 milionë lekë të rinj (20 milionë lekë të vjetër) – si kusht për lirimin e tij.

Falë operacionit policor të koduar “Imediat”, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje: Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli. Të gjithë janë vënë në pranga dhe akuzohen për pengmarrje dhe shantazh.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe një pjesë të shumës së parave që ishte dorëzuar nga bashkëshortja e viktimës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button