Kosova

Ymeri alarmon: Pushteti pa CV dha pa njohuri zyrtare votoi të propozuarit për Bordin e Agjencionit Kosovar për Privatizimit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, alarmoi se Vetëvendosja ka votuar të propozuarit për Bord të Agjencionit Kosovar për Privatizim, pa pasur as CV as njohuri zyrtare për to.

Ajo tha se këto të dhëna i ka pasur veçse Kryetarja e Komisionit.

Më tej Ymeri tha se ka informacione të natyrës penale për disa nga këto persona të propozuar dhe se i është drejtuar Prokurorisë.

Postimi i plotë:

Të Nderuar,

Të propozuarit për Bordin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit janë votuar nga Vetvendosje pa CV-të ose njohuri zyrtare për ta.

CV-të e të propozuarve i ka pas vetëm Kryetarja e Komisionit dhe

votimi nga anëtarë të tjerë ishte arbitrar, i dirigjuar nga pushteti në shfrytëzim të numrave për të ngritur persona të caktuar.

Edhe si pikë e rendit të ditës ka ardh pa plan, pa asnjë informim paraprak të Komisionit për Ekonomi.

Me vonë, gjatë ditës kam marr informata shqetësuese të natyrës penale rreth disa të të propozuarve për këtë bord dhe kam dërguar kërkesë në zyrën e Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale për të verifikuar statusin penal të të gjithë anëtarëve të Bordit.

Është fatkeqësi e madhe, thënë më së buti, shpejtësia e ngritjes së keqes, së ndaluarës nga Kurti me shokë edhe në anën tonë përpjekjet tona pa pushim për mbivendosje të meritokracisë e drejtësisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button