Kosova

“Kuvendi s’është arenë sulmesh”, Haxhiu kundër gjuhës seksiste dhe përçarëse

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur sërish për fjalimin skandaloz të deputetit Fatos Geci për ish-presidentin Hashim Thaçi, si dhe për deklaratën seksiste kundrejt deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku.

Gjatë fjalës së saj në Parlament, Haxhiu theksoi se ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, teksa uroi që vendimi i Gjykatës ta korrigjojë padrejtësinë e madhe të Prokurorisë së Specializuar

“Në seancën e kaluar kam ndërhyrë në fjalën e deputetit Geci sepse ajo deklaratë ishte e rëndë, ishte përçarëse dhe e papranueshme. Ritheksoj se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, dhe uroj që vendimi i gjykatës do ta korrigjojë padrejtësinë e madhe të prokurorisë së specializuar. Si kryetare e kuvendit e dënoj pa asnjë mëdyshje këtë gjuhë dhe e bëj të qartë se nuk do të lejojë që foltorja të përdoret për sulme të tilla, pot le të debatojmë me argumente, ide por assesi me qëndrime që e cenojnë luftën çlirimtare dhe ata që i dolën zot këtij vendi në kohën më të vështirë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo shtoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe për liri, e pastër dhe e shenjtë dhe çdo tentim për ta zbehur atë, është i papranueshëm.

Sa i përket deklaratës seksiste ndaj Çitakut, Haxhiu tha se Kuvendi nuk është dhe nuk do të bëhet kurrë arenë e sulmeve gjinore.

“Gjuha seksiste dhe poshtëruese ndaj grave në politike dhe ndaj çdo vajze e gruaje, është e papranueshme dhe e turpshme. Asnjëherë nuk do të hesht përball kësaj gjuhe dhe nuk do të lejoj që ajo të normalizohet në Kuvend”, shtoi kryeparlamentarja.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button