Kosova
Ymer Fejzullahu dëshmon kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, po dëshmon sot në seancën gjyqësore kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
Fejzullahu fillimisht kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se shkresat i kishin mbërritur me vonesë. Megjithatë, prokurori theksoi se seanca duhet të vazhdojë, pasi dëshmitari nuk do të pyetet për detaje të tjera.
Pas konsultimit jashtë sallës, trupi gjykues vendosi të refuzojë kërkesën e dëshmitarit, duke u bazuar në rregullat për dëshmitarët. Fejzullahu më pas u ul në foltore për t’u përgjigjur pyetjeve të prokurorit.
Në këtë rast, një tjetër dëshmitar është edhe Skënder Muqolli.