KryesoreLajmeRajoni

Vuçiç konfirmon pjesëmarrjen në paradën në Moskë më 9 maj, përkundër paralajmërimeve nga BE

Vizita ndodh pikërisht në Ditën e Evropës. Në një paraqitje në TV Pink, Vuçiç tha se do ta përfaqësonte “me krenari Serbinë” në përkujtimin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Presidenti serb Aleksandar Vuçië ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Moskë më 9 maj, ku do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita ndodh pikërisht në Ditën e Evropës. Në një paraqitje në TV Pink, Vuçiç tha se do ta përfaqësonte “me krenari Serbinë” në përkujtimin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Kam thënë tetë muaj më parë se do të shkoj në Moskë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ndoshta do të udhëtojë i vetëm në kryeqytetin e Rusisë. Ai theksoi se e di që do të marrë të gjitha goditjet e botës, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda vendit. Ai njoftoi se do të diskutojë marrëveshjen e re të gazit me presidentin rus, si dhe të ardhmen e Industrisë Serbe të Naftës (NIS), e cila kërcënohet nga sanksionet amerikane për shkak të pronësisë ruse, thuhet në mediat serbe. “Ne duhet të nënshkruajmë marrëveshjen e gazit deri më 30 maj. Ne duhet të zgjidhim çështjen e kompanisë së naftës. Ne duhet të diskutojmë gjithashtu të gjitha temat e tjera,” tha Vuçiç.

Ai paralajmëroi edhe vizitën e Komisioneres për Zgjerim të BE-së Marta Kos në Beograd në fund të prillit dhe shprehu shpresën se para se të niset për në Moskë do të ketë mundësi të bisedojë me përfaqësuesit e Partisë Republikane dhe lidershipit amerikan.

Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik pasi Brukseli paralajmëroi disa kohë më parë Beogradin se mund të ndalojë anëtarësimin e tyre nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, merr pjesë në Paradën e Fitores së 9 majit në Moskë. Ata theksuan se Serbia duhet ta harrojë anëtarësimin në BE nëse merr pjesë në paradën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button