Kosova

Vransira dhe rënie temperaturash, kthjellime nga fundjava

Mëngjesi i së mërkurës do të karakterizohet me vransira mbi territorin e vendit, ndërsa në pjesën veriperëndimore dhe veriore parashihen riga lokale shiu. Nga pasditja dhe në mbrëmje pritet shpërndarje e vransirave, duke sjellë intervale me diell dhe kthjellime.

Kalimi i frontit do të shoqërohet me erëra veriore e verilindore, që do të fryjnë me intensitet mesatar deri të fuqishëm, 7–15 m/s. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, me maksimale që nuk do të kalojnë 20–23°C, ndërsa minimalet në mëngjes do të zbresin në 12–15°C.

Nga e enjtja, moti stabilizohet me kthjellime dhe diell përgjatë fundjavës. Megjithatë, temperaturat minimale do të vazhdojnë të bien, duke arritur deri në 6–7°C, ndërsa maksimalet të enjten do të mbesin të ulëta në 22–24°C. Nga fundjava pritet një rritje graduale, me vlera që do të arrijnë deri në 28–29°C. Erërat do të jenë kryesisht të lehta dhe mesatare nga veriu dhe verilindja, 4–11 m/s, njofton Mendimi për Motin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button