
Nga Klodian Tomorri/
Shqipëria është vend shumë i çuditshëm.
Mediat kishin vënë kamerat të gjitha duke transmetuar live se po votonte drejtuesi i SPAK.
Por askush nuk shkoi t’i vinte mikrofonin dhe ta pyese se pse SPAK nuk ndërhyri kur bandat kishin rrethuar Vorën.
Pse SPAK nuk ndërhyri kur një agjenci e tërë shtetërore, e cila duhet te ishte pararoja e zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit në vend, ishte shndërruar në zyrë elektorale ilegale e qeverisë.
Aty ka dyshime të forta se ka patur para dhe materiale të jashtëligjshme.
Si ka mundësi, që stafi i asaj agjencie nuk është arrestuar akoma.
Njerëzit e kanë të qartë se policia e shtetit është zgjatim i maxhorancës dhe ortake e krimit. Por sot fatkeqësisht dëshmuan në rastin më të mirë dështimin e SPAK për të parandaluar dhe më pas ndëshkuar krimin zgjedhor flagrant të dokumentuar me zë dhe figurë.
Në rastin më të keq, mosdëshirën e SPAK për të ndërhyrë.
Ndërkohë kamerat shkojnë dhe ruajnë kryeprokurorin kur voton. Se kujt i duhet kjo.
E megjithatë, me sa duket Vora i paska mundur të gjithë. Bandat, policinë dhe edhe vetë SPAK-un.