Kosova

Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor në mes të tetorit, më 15 tetor në Prishtinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në mes të këtij muaji. Burime jozyrtare brenda Komisionit kanë bërë të ditur se turneu i saj do të nisë më 13 tetor, ndërsa më 15 tetor ajo do të qëndrojë në Prishtinë.

Në Kosovë, von der Leyen pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Vizita e saj synon të rikonfirmojë perspektivën evropiane për rajonin, në një kohë kur procesi i integrimeve ka mbetur i bllokuar në shumicën e vendeve.

Për shkak të këtij turi, Komisioni Evropian ka shtyrë për në fillim të nëntorit publikimin e raportit vjetor për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili zakonisht publikohet në tetor. Kjo shtyrje shihet si një përpjekje për ta shoqëruar vizitën me mesazhe pozitive, megjithëse pritjet janë që raportet të mos ofrojnë shumë vlerësime inkurajuese.

Sipas burimeve, raporti për Kosovën do të fokusohet në ngërçin institucional, ai për Serbinë në krizën e brendshme dhe protestat e gjata, ndërsa Bosnja e Hercegovina do të cilësohet në gjendje “krize shtetërore”. Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar për shkak të vetos bullgare, ndërsa vetëm Shqipëria dhe deri diku Mali i Zi pritet të marrin vlerësime më pozitive për progresin në negociatat e anëtarësimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button