Lajme

Vodhi për 4 muaj në të njëjtin dyqan, kapet 40-vjeçari recidivist – dëmi arrin 11 200 euro

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Logo”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar të dënuar më parë për të njëjtin krim.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet, Komisariati i Policisë Nr. 1 ka identifikuar dhe arrestuar shtetasin Elson (Durim) Doku, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas uniformave blu, ky shtetas dyshohet se gjatë katër muajve të fundit ka kryer vjedhje të përsëritura në të njëjtin dyqan aksesorësh, ku ka marrë 7 palë syze me vlerë totale rreth 11 200 euro.

Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button