Kosova

Vlora Çitaku reagim të ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale: “Nuk ka drejtësi, por padrejtësi speciale”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të larguar nga aktakuza disa pjesë, përfshirë ngjarje që sipas mbrojtjes bien jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Çitaku ka kritikuar ashpër Panelin Gjykues, duke thënë se kur ky panel bëhet njësh me Prokurorinë, nuk mund të flitet më për drejtësi.

“Nuk kemi autoritet”, paska thënë Paneli Gjykues. Pra, kanë autoritet të vendosin përtej Kushtetutës, përtej ligjeve, përtej çdo kodi etik dhe njerëzor, por nuk kanë autoritet të largojnë pjesë të aktakuzës? Në fakt, pikërisht ajo është kompetenca e tyre ekskluzive,” ka shkruar Çitaku.

Ajo përfundon reagimin e saj me një deklaratë të fortë: “Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi. Ka vetëm një padrejtësi speciale.”

Reagimi i Çitakut vjen në një moment të tensionuar politik dhe juridik, ndërsa zhvillimet në Gjykatën Speciale vazhdojnë të jenë në fokus të opinionit publik në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button