Kosova

Visar Azemi i LDK-së: Temperaturat në Ferizaj arrijnë mbi 55°C në zonat e betonizuara, bën thirrje për më shumë gjelbërim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Ferizajt, Visar Azemi, ka bërë një eksperiment të thjeshtë por domethënës për të treguar ndikimin e mungesës së gjelbërimit në qytet.

Azemi ka matur temperaturën në një zonë të betonizuar të qytetit dhe më pas në një vend ku ka hije nga drunjtë. Sipas tij, diferenca ishte rreth 20 gradë Celsius.

“Në ditët e nxehta të verës sikur kjo e kuptojmë më së miri rëndësinë pse në qytet duhet të ketë më shumë drunj, më shumë gjelbërim e më shumë parqe”, tha ai.

Termometri i përdorur nga Azemi, i cili mat deri në 55 gradë, tregoi se temperatura në zonën e betonizuar kishte kaluar këtë kufi. Ndërkohë, nën hijen e drunjve, ajo ishte 35.6 gradë.

Ai theksoi se hapësirat publike të betonizuara, si ky shesh në mes të Ferizajt, do të shndërrohen në zona të gjelbra dhe parqe nëse ai merr besimin e qytetarëve.

“Këto nuk janë zgjidhje të shtrenjta, mjafton vetëm vullneti për me dashtë me i bë”, shtoi Azemi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button