Kosova

Veteranët e UÇK-së nisen drejt Hagës për protestën e 14 shtatorit

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka finalizuar përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 14 shtator para Gjykatës Speciale në Hagë.

Rafet Llapashtica nga kjo organizatë tha se degët në 30 komuna kanë përfunduar organizimin dhe se sot në orën 15:00 do të nisën autobusët me qytetarë drejt Italisë, përmes portit të Durrësit dhe linjës detare Bari. Ky itinerar, sipas tij, është zgjedhur për të shmangur kalimet përmes Serbisë dhe Malit të Zi, ku mund të ketë pengesa.

Pjesëmarrës të tjerë pritet të udhëtojnë me avion ose me vetura private, ndërsa disa grupe do të nisen më vonë gjatë ditës.

“Ne si organizatë në 30 degë e kemi përfunduar organizimin dhe sot në ora 15 bëhet nisja përmes linjave tokësore të autobusëve, ndërsa ato ajrore ose me vetura private disa kanë lëvizur e disa do të lëvizin më vonë”, deklaroi Llapashtica.

Ai theksoi se protesta në Hagë synon të shprehë kundërshtimin e veteranëve ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen në këtë gjykatë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button