Lajme
Kryesore
Vetëmbytje në Mirditë, 56-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gëziq, Mirditë, ku dyshohet se një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në rezervuarin e zonës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 05:55 është informuar Salla Operative për rastin, ndërsa hetimet paraprake sugjerojnë se viktima, shtetasi N. N., banues në Gëziq, mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar polumbarët e Forcave Speciale RENEA, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të kryer dokumentimin ligjor të saj.