Lajme

Vendimi i Trump për Berishën: Rikthim i besimit te SHBA dhe demokracia në Shqipëri

Vendimi i fundit i administratës së Donald Trump për të rikthyer të drejtën politike të Sali Berishës ka sjellë një kthesë të papritur dhe të fortë në skenën politike shqiptare, por edhe në perceptimin e shqiptarëve ndaj Amerikës. Ky zhvillim po shihet si një rivendosje e balancave dhe një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj ndikimit të rrjeteve sorrosiane në politikën e jashtme amerikane për Ballkanin.

SHBA ka dëshmuar sërish atë cilësi që e dallon prej kohësh nga fuqitë e tjera botërore: shpejtësinë e reagimit ndaj çështjeve të mprehta. Ndërsa vendet e Europës ngelen të mbërthyera në burokraci dhe inercira institucionale, Amerika ka treguar vendosmërinë për të korrigjuar gabimet e saj.

Rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha është shembulli më i qartë. Sanksionimi i tij në kohën e administratës Biden, i udhëhequr nga zyrtarë të përfolur si Youri Kim, Gabriel Escobar dhe më lart, Antony Blinken, u përjetua nga shumë shqiptarë si një padrejtësi flagrante dhe si një veprim që rrezikoi pluralizmin politik në Shqipëri. Për më tepër, kjo ndodhi në një kontekst ku figura të tjera, si Edi Rama — i përmendur në çështje që lidhen me McGonigal, kartelin Sinaloa dhe influencat lobuese anti-Trump — nuk u prekën nga asnjë masë ndëshkuese.

Shqiptarët, të njohur si një nga popujt më pro-amerikanë në Europë, panë me zhgënjim shndërrimin e ambasadës amerikane në Tiranë në një zë të çuditshëm që shqetësohej për instalacionet e Kryeministrisë, por jo për fenomenet e rënda si kapja e shtetit, korrupsioni dhe kanabizimi masiv i vendit.

Vendimi i Trump për të shfuqizuar shpalljen “non grata” të Berishës shihet jo vetëm si një rehabilitim individual, por si një ringjallje e shpresës për demokracinë në Shqipëri. Ky akt ka rizgjuar besimin e humbur te SHBA dhe i ka dhënë opozitës një frymëmarrje të re në betejën e saj për përfaqësim dhe drejtësi.

Në një kohë kur shumë e kishin pranuar status quo-në e vendosur nga një elitë e fuqishme ndërkombëtare, kthesa e papritur nga Trump po përjetohet si një dritë në fund të tunelit.

Për shumë shqiptarë, ky vendim është më shumë sesa një ndryshim formal: është një rikthim i Amerikës që ata kanë dashur gjithmonë — Amerikës së vlerave, parimeve dhe drejtësisë. Dhe për këtë, një thirrje e fortë dhe simbolike vjen nga zemra e shqiptarëve: “Zoti e bekoftë Presidentin Trump dhe Amerikën — sërish të madhe në vlera dhe parime!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button