Kosova

Vendi përfshihet nga temperatura ekstreme këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Moti shumë i nxehtë do të mbretërojë në vend gjatë ditës së shtunë, me kthjellime dhe diell pothuajse gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të jenë nga 15°C deri në 18°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë në 34°C–35°C, dhe lokalisht deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja me shpejtësi 4–8 m/s.

Edhe në ditët e para të javës së ardhshme pritet të vazhdojë vala e të nxehtit, me temperatura që në disa zona, sidomos në Dukagjin, mund të ngjiten deri në 39°C. Minimalet do të variojnë nga 15°C në 19°C, ndërsa në disa rajone nuk do të zbresin nën 20°C, duke sjellë netë tropikale. Erërat do të vazhdojnë nga verilindja, dhe të hënën mund të shfaqin hove mbi 10 m/s.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button