Lajme
Veliaj mungon në seancën gjyqësore, shtyhet për më 23 prill

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK. Veliaj është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës, ndërsa Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën për më datë 23 prill.
Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e mbrojtjes për t’u njohur më në detaje me aktet e dosjes të paraqitura nga SPAK.
Në seancën e ardhshme, pritet që pala mbrojtëse të paraqesë qëndrimin e saj pas shqyrtimit të materialeve hetimore, ndërsa gjykata do të vendosë mbi vijimin e procedurës gjyqësore.