Vazhdojnë numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës, PD dhe PS në garë të ngushtë

Procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës vijon me intensitet. Aktualisht janë numëruar 1271 kuti nga gjithsej 1282, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e përkohshme.
Në radhët e Partisë Demokratike, kryeson Jorida Tabaku me 18,817 vota, ndjekur nga Ilir Alimehmeti me 16,404 vota dhe Ilir Metaj me 7,548 vota.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka kandidatë me vota më të larta në këtë qark. Blendi Gonxhja kryeson me 21,783 vota, ndjekur nga Erion Braçe me 20,218 vota dhe Ervin Hoxha me 18,742 vota. Më pas vijnë Fatmir Xhafaj me 12,428 vota, Ornaldo Rakipi me 9,435 vota, Xhemal Qefalia me 9,400 vota dhe Anila Denaj me 8,621 vota.
Numërimi i votave vazhdon dhe pritet që deri në përfundim të gjithë kutive të shpallen rezultatet përfundimtare, të cilat do të përcaktojnë edhe fituesit e vendeve parlamentare për qarkun e Tiranës.