Kosova

Vapa ekstreme mbërthen vendin – temperaturat shkojnë mbi 40°C

Vendi po përjeton një valë të fuqishme të nxehti, me temperaturat maksimale që sot pritet të arrijnë deri në 38°C e 39°C në shumicën e zonave. Në disa lokalitete të izoluara, termometri mund të kalojë edhe kufirin e 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për ndërlikime shëndetësore dhe zjarrfikëse.

Pasditja mund të sjellë zhvillime të vransirave lokale, veçanërisht përreth zonave malore, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të izoluar shiu.

Era do të fryjë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, me intensitet të lehtë deri mesatar, prej 3 deri në 7 metra në sekondë.

Ndërkohë, temperaturat minimale mbesin të larta, duke mos zbritur nën 20°C – një tregues i netëve tropikale që po e shoqërojnë këtë periudhë përvëluese.

Meteorologët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme, kur rrezatimi diellor është më i fuqishëm.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button