Show biz

Vajza i atribuoi jetën e saj ChatGPT-së pasi ai zbuloi një sëmundje që mjekët kishin anashkaluar

Lauren Bannon, një vajzë nga Karolina e Veriut dhe Ishujt e Virgjër Amerikanë, ka shpëtuar jetën falë një sugjerimi të ChatGPT-së, pas disa muajsh që ndjente probleme me lëvizjen e gishta dhe kishte vizituar mjekë pa gjetur një diagnozë të saktë. Pas disa muajsh të padurueshëm, ajo iu drejtua ChatGPT-së dhe mori një sugjerim të pabesueshëm: sëmundja e saj mund të ishte Hashimoto, një çrregullim autoimun që prek tiroiden.

Në fillim, mjekët e kishin diagnostikuar me artrit reumatoid, edhe pse analizat e saj ishin negative. Lauren, e dëshpëruar, kërkoi një përgjigje të saktë dhe pas përdorimit të ChatGPT-së, ajo vendosi të kërkonte analiza për sëmundjen Hashimoto. Në shtator 2024, ajo u diagnostikua me këtë sëmundje autoimune, e cila kishte ndikuar në tiroiden e saj.

Pas diagnozës së vonuar, Lauren iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tiroides dhe dy nyjeve limfatike. Ajo tani është nën monitorim të vazhdueshëm për të ndjekur mundësinë e rikthimit të sëmundjes. Lauren beson se pa ndihmën e ChatGPT-së, sëmundja mund të kishte përparuar më tej dhe kanceri mund të ishte shpërndarë në trupin e saj.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë përdorimin e kujdesshëm të mjeteve të inteligjencës artificiale. Dr. Harvey Castro, një mjek urgjence dhe specialist në inteligjencën artificiale në SHBA, theksoi se AI mund të ndihmojë për ndërgjegjësimin, por diagnoza dhe trajtimi duhet të bëhen gjithmonë nga mjekët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button