Ursula von der Leyen në Samitin e BE-së: “Po përjetojmë një çrregullim botëror, por Europa ka dalë më e fortë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Samitin e Bashkimit Europian se bota po kalon përmbysje historike, të shtyra nga agresioni rus nën udhëheqjen e Vladimir Putin. Ajo tha se gjeopolitika ka ndryshuar rrënjësisht, duke u kthyer në një çrregullim botëror që ka sfiduar sigurinë, ekonominë dhe kohezionin ndërkombëtar.
“Ndryshimet që po kalojmë janë historike, nuk ka dyshim. Rendit botëror që perceptuam është kthyer në një çrregullim të vërtetë, i nxitur nga Putini,” tha Von der Leyen.
Në këtë kontekst të trazuar, ajo theksoi se Europa ka qëndruar e bashkuar, duke ngritur gardhin e saj përballë sfidave të mëdha si pandemia dhe lufta në Ukrainë. Sipas saj, këto kriza e kanë forcuar Bashkimin Europian dhe i kanë rritur kapacitetet për të vepruar në mënyrë të bashkërenduar.
“Sot Europa është zgjuar, me sytë hapur. E dimë se duhet të ecim përpara, të mbyllim hendekun e inovacionit dhe të forcojmë rrjetin tonë të partneriteteve globale,” theksoi ajo.
Von der Leyen vlerësoi mbështetjen e palëkundur të vendeve anëtare për Ukrainën, duke përmendur faktin se shumica e vendeve të Komisionit kanë mbështetur sanksionet kundër Rusisë.
“Vetë fakti që jemi të ulur sot me Presidentin Zelensky është dëshmi e bashkimit tonë të çeliktë,” shtoi ajo.
Presidentja e KE bëri të ditur se Bashkimi Europian mbetet i gatshëm të punojë për paqe dhe për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke kërkuar që kjo luftë të marrë fund sa më parë.