Unioni Ndërkombëtar Demokrat uron sukses në zgjedhje Aleancën për Shqipërinë Madhështore

Unioni Ndërkombëtar Demokrat ka uruar suksese Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Zgjedhjet Parlamentare të sotme. Në postimin e tij, Unioni shpreh mbështetje për liderët e Aleancës, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
“E udhëhequr nga @saliberisha_faqjazyrtare dhe @pdshqiperi, si dhe nga @fatmir_mediu dhe Partia Republikane e #Shqipërisë, Aleanca po lufton për të ndalur krimin e organizuar dhe për ta kthyer vendin në rrugën e prosperitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian,” thuhet në postim.
Në fund të postimit, Unioni i shpreh urimet më të mira për Sali Berishën dhe Fatmir Mediun në këtë garë për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.